Vaksinimi i personelit të hoteleri-turizmit dhe vijimi me vaksinimit masiv të gjithë vendin do të sjellë një turizëm shumë më të lehtësuar edhe pse jeni ende në kohë pandemie.
Kryetari i Shoqatës së Turizmit Durrës, Eduart Xhepa në një intervistë për Report Tv, tha se ky vit do të ketë një fluks të lartë të turistëve rezident dhe të rajonit, pra turizëm patriotik, por do të shënojë edhe rritje të turistëve të huaj krahasuar me 2020.
Xhepa tha se akomodimi i turistëve në hotele në 2020 pësoi ulje me 50 % krahasuar me 2019, ndërsa shpresat për këtë vit janë më të larta për shkak të uljes së infektimeve dhe vaksinimit masiv që po bëhen duke rritur më shumë sigurinë shëndetësore të turistëve.
“Sezoni turistik pritet të nis së shpejti dhe kanë filluar përgatitje për të pritur turistët. Pas goditjeve të tërmetit dhe pandemisë që shkaktuan një dëm të madh ekonomik, presim të rimëkëmbin në një farë më mënyre këtë sezon turistik. Turzimi pësoi dëm të madh në shkallë botërore që janë në shifrat 70 %, akomodimi në hotelet në 2020 dhe në vazhdim kanë qenë 50 % më pak se në 2019. Jemi në një situatë që duke pasur parasysh kushtet e pandemisë, të gjithë strukturat akomoduese janë duke marrë masa për respektimin e protokolleve antiCOVID dhe për të bërë një menaxhim sa më të mirë të sezonit që kemi para. Ky sezon do të jetë më shumë i frekuentuar nga rezidentë dhe vendet e rajonit”, tha Xhepa.
Xhepa tha se do të kërkojë nga institucionet që hoteleritë të pajisen me certifikatën e vaksinës si një mënyrë për t’iu ofruar më shumë siguri operatorëve të huaj që bashkëpunojnë me vendin tonë, ndërsa shtoi se janë ulur ofertat turistike më 20-30 % për të tërhequr më shumë turistë dhe përshtatur me krizën ekonomike që shkaktoi pandemia në nivel botëror.
“Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta i strukturave dhe stafeve dhe ajo që po kërkojmë është pajisja me certifikatën e vaksinimit si subjekte që t’ia paraqesim operatorëve që bashkëpunojmë dhe turistëve që vijnë që të jenë të sigurt që nuk do të ketë probleme me pandeminë në këtë sektor. Ulja e infektimeve dhe shtimi i të vaksinuarve, do të sjellë një rritje të turistëve të huaj. Mendoje se turizmi patriotik do të jetë i kënaqshëm dhe kemi krijuar oferta të mira duke ulur me 20-30 % të çmimeve në këtë situatë pandemie”, tha Xhepa.