Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi vizitoi sot Maqedoninë e Veriut. Ai është takuar me presidentin Stevo Pendarovski.
Gjithashtu, ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani ka zhvilluar një takim me Mazin, ku kanë shkëmbyermendime mbi proceset e anëtarësimit në BE, parashikimet për miratimin të kornizës negociuese dhe organizimit të konferencave të para ndërqeveritare me BE-në.
Pas takimit dy zyrtarët e kartë kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për shtyp
Mazi është takuar edhe me Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit.