Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të zyrtarizojë si kandidatë për kryetar të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agroh Shehajn, duke skualifikuar kështu edhe Ibsen Elezin.

Pak më herët Kryesia e Partisë Demokratike nxorri jashtë gare edhe Admir Mulajn, Edmond Vrapin, Mirjan Jashanllarin dhe Sabri Hoxhën.

Kryesia votoi në unanimitet që të përjashtoheshin nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe se nuk kishin profil publik.