Nëse ka një dyshe të super përfolur në media dhe jo vetëm, është padyshim Loredana-Mozzik. Që nga vera e vitit të shkuar çifti janë përfolur për një rikthim pas ndarjes së tyre të papritur dhe më në fund ata e kanë pranuar hapur këtë gjë vetëm këto ditë.
Përveçse janë me njëri-tjetrin dhe të lumtur, ata kanë bashkuar forcat për të sjellë një album të përbashkët. Para disa ditësh çifti i famshëm ndanë për herë të parë pas kaq shumë kohësh një foto me njëri-tjetrin në Instagram dhe zbuluan surprizën e madhe për fansat. Albumi i ri i dyshes mban titullin “No rich parents” dhe ata kanë ndarë kopertinën e tij në Instagram.
Ndërkohë që të gjithë janë shumë te entuziazmuar për këtë fakt, Loredana nuk ka ngurruar të ndajë disa imazhe të tjera me Mozzik, që ne nuk i kemi parë më herët. Të gjitha duket se janë shkrepur gjatë kohës që ata të dy e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, ndonëse lart e poshtë përflitej për një ribashkim.
Për gjithë këtë kohë ata të dy kanë qenë kudo bashkë, madje kanë vizituar me njëri-tjetrin varrin e babait të Loredanës. Njëra prej fotove daton që nga tetori i vitit të shkuar, kur nisën të shpërndaheshin dhe fotot e para paparaci mes çiftit. Edhe pse ata na kanë mbajtur diçka kaq të rëndësishme të fshehtë ne jemi të kënaqur që më në fund mund të dalin publikisht bashkë dhe tashmë po e presim me padurim publikimin e albumit.