Kylian Mbappe mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi e mbylli kampionatin me një gol kundër Brest dhe pas ndeshjes së djeshme ka folur në lidhje me të ardhmen presidenti Nasser Al-Khelaifi,
“Mbappe nuk largohet, në asnjë mënyrë. Ju siguroj se ai do të qëndrojë te PSG. Ai dëshiron ta bëjë diçka të tillë dhe nuk do të shkojë askund”.
“A janë bllokuar diskutimet për rinovimin? Jo, nuk janë bllokuar aspak. Jemi shumë të qetë, shumë të relaksuar”, është shprehur kreu i klubi francez. Kjo deklaratë vjen pas lajmeve të shumta nga Spanja, ku raportojnë se këtë verë Mbappe do të transferohet te Real Madrid. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me PSG-në dhe shitja e tij bëhet e detyrueshme, nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët për rinovuar.