Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar se do të bëjë ndryshime të mëdha në klubi, pas përfundimit të sezonit 2020/21. Dështimi në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve për vitin e dytë radhazi ka bërë që presioni ndaj trajnerit Ronald Koeman të rritet dukshëm në javët e fundit, prandaj holandezi mund të shkarkohet jo më larg se javën e ardhshme.
Për ndryshimet dhe sesi shkuan gjërat foli edhe presidenti Laporta të martën mbrëma. “Kam thënë se do ta vlerësoj sezonin sapo të përfundojë ai në bazë të rezultateve dhe të paraqitjeve”, tha Laporta.
“Ne e fituam Kupën e Mbretit dhe jemi krenarë për këtë, por ramë nga Liga e Kampionëve herët dhe La Ligën e humbëm në mënyrë të kuptueshme. Do ta shihni se unë do të marr shumë vendime, duke filluar nga java e ardhshme. Kur them se ky është fundi i një cikli, e them sepse mendoj se kjo është e nevojshme”, shtoi ai.
Laporta do të takohet me Koemanin pas ndeshjes së fundit të sezonit të shtunën dhe pastaj do t’i nisë ndryshime që dëshiron t’i bëjë në klub para sezonit 2021/22.