19 Maj, Tiranë- Pas takimi me mjekët e Sherbimit Infektiv, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim edhe mjekët e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, për t’i falenderuar për punën e palodhur në këto muaj të Pandemisë dhe për të ndarë sëbashku idetë për Planin e Veprimit 2021-2023, për përballjen me covid19 dhe situatës post Covid19.

Postimi i plotë i Manastirliut:
Me mjekët e palodhur të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, për t’i falenderuar për punën dhe përkushtimin gjatë muajve të vështirë të pandemisë.
Ndamë së bashku idetë dhe mirëprita sugjerimet konkrete për Planin e Veprimit 2021-2023, për përballjen me covid19 dhe post covid19 ✅