Manchester United ka gati ofertën për yllin e Real Madrid, Raphael Varane.
Sipas The Mirror, trajneri Solskjaer është i vendosur ta marrë francezin në Old Trafford.
Varane, 28 vjeç, ka edhe një vit në kontratën e tij me madrilenët dhe United beson se mund ta sigurojë për rreth 45 milionë euro.
Ylli i kombëtares franceze ka kaluar një dekadë me gjigantët e Spanjës, duke fituar 18 trofe gjatë kësaj kohe.
Ai ka fituar tre La Liga, katër Champions League dhe Kupën e Botës në 2018-ën dhe do t’i jepte shumë eksperiencë Djajve të Kuq.