Ditën e djeshme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte astrologu i famshëm Jorgo Pulla, i cili për dy muajt e kaluar Maj dhe Prill, parashikoi në studio ndodhi të veçanta në data të caktuara politike çka morri vëmendjen e të gjithëve. Nisur nga kjo Ermali tha se ai po godet me
parashikimet, çka shton më shumë kureshtjen publike. Edhe për muajin Qershor, Jorgo nënvizoi se do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha në botë.
“Nëse do ta marrim jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë, ka filluar ndryshimi global. Ndryshimi global nuk është diçka që mund ta them për të mbushur një emision, por kemi aktivizimin e Hënës dhe këndin Uran-Saturn që sjell shumë gjëra. Në rang botëror do kemi ndryshime të mëdha”.
Ndër të tjera Jorgo ndalet edhe tek disa data konkrete për të cilat tha: ”Mbajini mend këto data që unë do them sepse do çuditemi se do kemi gjëra që nuk I kemi parë këtu e 78 vjet më parë”.
Ai shtoi: ‘Befasira të mëdha do të ketë në gjithë botën dhe Shqipëria. Mbani mend datën 7, 13, 14, 20, 21, 27 dhe 29 Qershor’. Në fund të parashikimit, ai veçoi edhe 3 shenjat më të bekuara gjatë muajit Qershor. Sipas tij, më me fat janë: Gaforrja, Akrepi, Peshqit.