Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar lidhur me mbledhjen e paralajmëruar nga Partia Demokratike.
Sipas tij kjo është një mbledhje qesharake, me fillim dhe mbarim të paracaktuar, është një skenar turpi që tenton t’i mbyllë gojen, me pretekstin e limitit të kohes, çdo zëri kundër.
Hoxha i bën thirrje anëtarëve të partisë të mos e trajtojnë Partinë Demokratike si Partia Lulokratike.
“Kronika e Opozites se Trete Kane kaluar vetem 19 ditet e para te kesaj opozite dhe na presin akoma 1441 dite lufte dhe veshtiresi ne perballje me Rilindjen. Beteja na u tha qe sapo ka filluar dhe se kesaj ‘masakre’ elektorale do i shkojme deri ne fund, deri ne fitore. Me keto parulla u kaluan edhe 19 ditet e para te kater vjeçarit te trete ne opozite. Pas tymnajes se krijuar nga deklaratat e paqarta per mosnjohje zgjedhjesh te leshuara pa dogane ne Durres dhe Lezhe eshte thirrur edhe mbledhja e organeve me te larta te PD. Kryesia dhe Keshilli Kombetar i PD mblidhet diten e diele per debate dhe diskutime.
Mbledhja e 28 anetareve te Kryesise eshte parashikuar te zgjase plot 120 minuta. Sikur e gjithe koha te ndahej ne menyre te barabarte mes anetareve, pa fjalimin historik 45 minutesh te Kryetarit Basha, koha ne dispozicion per te gjithe do ishte rreth 4 minuta. Pra ne 4 minuta çdo kritik duhet te shtroje te gjithe opinionin e tij. Ne 4 minuta per njeri te gjithe duhet te shpalosin idete, problematiken zgjedhore, propozimet dhe vendimmarrjen.
Kjo mbledhje qesharake, me fillim dhe mbarim te paracaktuar, eshte nje skenar turpi qe tenton t’i mbylle gojen, me pretekstin e limitit te kohes, çdo zeri kunder te vijes butaforike te partise. Mbledhja e Kryesise se PD vjen pas 11 muajsh, qe nga Qershori 2020, dhe si e tille meritonte te gjithe kohen ne dispozicion per te diskutuar çdo aspekt te rruges politike qe duhet te ndjekim ne demokratet per 1441 ditet e ardhshme. Ikja nga debati me skema juristesh, qe kane treguar zotesi vetem ne hartim anekskontratash paramartesore, nuk e zgjidh dot hallin e Partise Demokratike.
Uroj qe anetaret e pergjegjshem te Kryesise te flasin dhe te kerkojne zgjidhjen e problemeve te medha qe solli disfata e 25 Prillit per çdo demokrat. Dhe nese nderpriten nga zoti Bardhi, per efekt te kohes, le t’i kendojne kengen e Agron Berishes: Vetem minuta dhe jo me shume…! Ju lutem, mos e trajtoni Partine Demokratike si Partia Lulokratike! Rama Ik! Rilindje Shporru! Zoti i bekofte demokratet”, shkruan Hoxha.