Real Madridi raportohet se do ta konfirmojë largimin e Zidane javën e kaluar, me Max Allegrin që do ta zëvendësojë francezin. Ish-trajneri i Juventusit ka qenë i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe Zidane duket se do të largohet nga “Los Blancos” pas një sezoni që nuk fitoi asnjë trofe.

Allegri nuk ka qenë i punësuar që nga 2019 kur u largua nga Juventusi dhe ka qenë në vazhdimësi i lidhur me klubet më të mëdha evropiane. Paris Saint-Germain, Juventus dhe Real Madrid janë destinacionet e mundshme, kurse së fundmi, ekipi nga “Santiago Bernabeu” është më së afërmi. Sipas Football Espana, Allegri do ta zëvendësojë Zidanen në këtë verë dhe klubi do të njoftojë largimin dhe afrimin javën e ardhshme.