Gazetari Mero Baze ka ironizuar justifikimin e Sali Berishës se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte prova.
Botuesi i gazetës “TemA” argumenton se problemi nis nga mosngritja e padisë pasi ish kryeministri ka përdorur pushtetin e tij për të ndikuar në organet ligjzbatuese.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze i sjell shembullin e veprimit të drejtësisë ndaj ish diktatorit të Kilit, Augusto Pinoçeti.
“Berisha po përpiqet të mbrohet duke thënë se ndaj tij nuk është ngritur asnjë padi për 30 vjet.
Po pikërishtë ky është problemi.
Akuza është se ka penguar drejtësinë të veprojë ndaj tij, familjes dhe aleatëve.
Nuk është pyetur ende për Gërdecin, për 21 Janarin, për Remzi Hoxhën, për Haklaj, për CEZ për Klubin Partizani etj. Por ka kohë boll tani se në pension është.Dhe Pinoçetin në atë moshë e pyetën”, shkruan Baze.