Kush nuk do të ketë lëkurë të bukur e të pastër? Të gjitha duam ta kemi dhe e dimë që nuk është aq e vështirë. Më poshtë janë 4 rregulla që ndjekin gjithmonë vajzat me lëkurë thuajse perfekte.

Hidratimi është një çelës i lëkurës së shëndetshme dhe të pastër. “Mungesa e ujit do të thotë më pak shkëlqim e plakje më e shpejtë”, – thotë dermatologia Dr. Mona Gohara për ‘Good Housekeeping.’ Duhet të pish gjithmonë 8 gota ujë në ditë dhe të përdorësh produkte për fytyrën, të cilat janë hidratuese.

Fytyra është aq e pastër sa ç’janë edhe furçat e make up-it. Të pastrosh furçat rregullisht është vërtet e tmerrshme, por kjo do të thotë të kesh fytyrë më të pastër. Duhet t’i pastrosh furçat të paktën një herë në javë, sipas dermatologes Dr. Janet Prystowsky, në mënyrë që të shmangësh mbushjen e poreve me baktere dhe infeksionet.

Duhet të mendosh për të pasur lëkurë të pastër edhe gjatë kohës që fle. Pastroje lëkurën gjithmonë para se të flesh, por pastroji edhe jastëkët rregullisht. Përdor materiale të buta për jastëkët, në mënyrë që të shmangësh fërkimin e ashpër që të krijon rrudhë.

Një dietë e shëndetshme është gjithashtu mjaft e rëndësishme për lëkurën. Konsumo ushqime që janë të pasura me omega 3, acide yndyrore të shëndetshme për të pasur lëkurë gjithmonë të hidratuar.