Gjithçka, siç ishte parashikuar. Fanella e re kryesore e Milanit, ajo që ekipi i Piolit do të veshë në sezonin 2021-2022, shënon një ndryshim mjaft të qartë me atë të sezoneve të fundit. Të gjitha konfirmohen zyrtarisht nga klubi kuqezi.
Ajo që ndryshon, siç mund ta shihni, është në veçanti modeli i vijave kuqezi: ato nuk do të kenë më të njëjtën gjerësi dhe madhësi, por do të jenë të pranishme në më pak numra, duke u zvogëluar nga qendra jashtë. Një fanellë që kujton atë të veshur në sezonin 2014-2015.
“Kompleti i ri i AC Milan (shtëpi), – thotë Puma, siç mund ta lexoni edhe në faqen zyrtare të kuqezinjve, – është i frymëzuar nga energjia, kreativiteti dhe stili i Milanit. Kompleti i ri feston kuptimin “Lëviz si Milani”, duke pasqyruar përshpejtimin e shpejtë të kulturës së qytetit, ndërsa Milani rishpik vetveten. Në përputhje me traditën dhe përkushtimin ndaj inovacionit “Lëviz si Milani”, kjo do të thotë të lëvizësh me pasion dhe elegancë, të përpiqesh të shkosh përtej konceptit të një klubi futbolli”.
“Veshja e ngjyrave kuqezi çdo ditë më jep një krenari të jashtëzakonshme, – janë fjalët e Alessio Romagnoli. – Uniforma e re duket me të vërtetë moderne dhe ju mund të shihni saktësisht se nga u mor frymëzimi për hartimin e vijave. Është një përfaqësim i shkëlqyeshëm i horizontit të ri të Milanos”.
“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që do ta vesh këtë komplet në fushë për herë të parë në ndeshjen tonë të ardhshme, – thotë Valentina Giacinti, kapitene e AC Milanit për femra. – E dua këtë model modern, por edhe tradicional, mënyrën sesi është ndikuar nga qyteti i Milanos”.
Siç është njoftuar nga Milani, për ta parë fanellën e re në shitje do të jetë çështje e disa ditëve. Debutimi është planifikuar në fakt për të dielën e ardhshme, me rastin e javës së 37-të të kampionatit kundër Cagliari.