Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth përsëriti edhe njëherë gjatë konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hedhur një hap përpara në procesin e integrimit europian. Diplomati Roth shtoi se shpreson që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Të tregoj një shenjë solidariteti nga aan e Gjermanisë për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh shumë për Ballkanin. Këtu nuk bëhet për interesat e mija personale. Ballkani është oborri i brendshëm i BE. Shumë nga ju janë të zhgënjyer nga BE, pasi në të shkuarën është bërë shumëçka. Ju e dini që ka pasur kushte të tjera për të plotësuar për integrimin. Shqipëria ka shënuar arritje dhe për këtë arsye po punojmë që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrin një vendim pozitiv.
Sigurisht që duhet të nisim. Jemi në fillim të një rruge. Ju keni arritur ndryshim të madh. Duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin. Premtoj më tepër angazhim nga shtetet anëtare. Ne këtë moment kemi një problem bilateral mes RMV dhe Bullgarisë, por tani po ndihmojmë për zgjidhjen e tij”, u shpreh Roth.