Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe”.
“E shfrytëzova këtë të diel të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik”, shkruan Kushi në Facebook.
Ndërkohë, ajo shprehet gjithashtu se ndihet krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si Muzeu i Arsimit.