Tashmë është zyrtare. Gara e Çmimit të Madh të Monako në Formula 1, që zhvillohet në Montekarlo, do të jetë e hapur për publikun edhe pse ai do të jetë i limituar.

Organizatorët e kësaj gare, që zhvillohet më 23 maj, kanë vendosur që të pranishëm të jenë 7500 tifozë. Të gjithë ata që do të blejnë një biletë duhet t’i nënshtrohen testit anti-Covid dhe të dalin negativë.

Një vendim kurajoz ky i “principatës”, duke qenë se në Francë do të lejohet hapja graduale nga 9 maji, me një limit prej 1000 tifozësh në të gjitha eventet. Gjithsesi, kjo mbetet gara e parë e këtij viti në Formula 1 që ka kaq shumë tifozë.

Ky numër pritet të jetë më i madh, duke qenë se mjaft persona e ndjekin këtë garë nga ballkonet e shtëpive të tyre, duke qnë se është një garë qytetase.