Në shtëpinë e Inter-it pritet vetëm zyrtarizimi i Simone Inzaghi-t. Ndërkohë, ish-presidenti Massimo Moratti ka komentuar lamtumirën e Conte-s për Radio Kisss Kiss Napoli.
“Besoj se ka qenë një lamtumirë ndryshe nga ajo e paraardhësve të tij. Conte është një trajner ambicioz, duket se nuk ka marrë garanci për projektin”, ka thënë Moratti.
“Pasi fitores me Inter-in, më mirë të largohesh siç kanë bërë të tjerë në të kaluarën”, ka shtuar ish-presidenti i zikaltërve.
“Mourinho? Roma ka bërë një goditje të madhe. Ku i dihet, po të kishte pritur, ndoshta mund të ishte kthyer tek Inter. Unë do të isha gëzuar”.