Paolo Di Canio ka shpërthyer në kritika të ashpra për emërimin e Jose Mourinhos si trajner të Romës, duke e quajtur portugezin të plotësisht mbaruar. Një audio-mesazh që Di Canio ia kishte dërguar një mikut, i cili është tifoz i Romës, u publikuar në YouTube dhe menjëherë bëri bujë në rrjetet sociale.

Di Canio është ish-futbollist i Lazios dhe tani analist i futbollit në Sky Sport Italia. Ai njihet shumë mirë për si tip që nuk përmbahet aspak në kritika. Në audio-mesazh, ai dëgjohet duke i thënë mikut të vet: “E kemi marrë më të dobëtin nga më të dobëtit”.

“E kuptoj se ju kishit nevojë për një emër të madh në këtë kohë, por është sikur ta kishit blerë një lojtar të mbaruar plotësisht. Mourinho thjeshti donte një punë për para, ai është shkarkuar tri herë në katër vjet, është përzënë nga çdo klub për shkak të paaftësive”, thotë Di Canio.

Kritikat e tij në vijim ishin edhe më të ashpra. “Ai madje nuk luan as futboll, ai luan anti-futboll. Mund ta shijosh veten në disa konferenca për media, por më lejoni t’ju them se për ta ndërtuar një ekip, ai është më i dobëti që kemi mundur ta merrnit. Mourinho ishte trajneri im i parapëlqyer deri para shtatë vjetëve, edhe para Pep Guardiolës bile”.