Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është përfolur se Jennifer Lopez është rikthyer me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck, pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Dyshja janë kapur shpesh mat, mirëpo ende nuk e kanë pranuar publikisht rikthimin e tyre.

Pak ditë më parë ata udhëtuan bashkë drejt Floridas. Së fundmi, Jennifer i ka bërë lëmsh të gjithë. Ajo është fotografuar me një tjetër ish, konkretisht me ish-bashkëshortin e saj, Marc Anthony, në po të njëjtin vend.

“Daily Mail” ka publikuar një foto ekskluzive të tyre, ku Marc dhe Jennifer shihen duke ngrënë drekën në një hotel në Miami. Kujtojmë se ata kanë qenë të martuar nga viti 2004-2011 dhe kanë bashkë dy binjakë 13-vjeçarë, Emme dhe Max.