Holandezi, Ronald Koeman dëshiron që ta qartësojë të ardhmen e tij në Barcelonë
Ronald Koeman ka dalë në konferencë për media, e cila mund të jetë e parafundit e tij si trajner i Barcelonës. Holandezi ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij, madje është shfaqur i mërzitur me mungesën e komuniimit me klubin dhe ka folur për lajmet dhe problemet për sezonin e ri. Nëse diçka ishte e qartë në këtë paraqitje, para një ndeshje që nuk luhet për asgjë, është se Koeman dëshiron të flet me Laportan sa më shpejt që është e mundur.
“Ne do ta luajmë ndeshjen e fundit sa më mirë që mundemi, mendojmë vetëm ta fitojmë atë. Është ndeshja e fundit dhe dëshirojmë ta përfundojmë sezonin me fitore”, ka thënë Koeman.
“Në të vërtetë nuk e di nëse do të vazhdoj (si trajner). Ne jemi pajtuar për të biseduar në fund të sezonit. Ne do të bisedojmë pas përfundimit të sezonit nesër. Unë dua ta përmbush kontratën time. Ka gjëra që duhet ndryshuar dhe ne tashmë i kemi bërë disa në sezonin e parë, por fjala e fundit i takon president. Ne do të bisedojmë dhe do të shohim mandej”, ka thënë holandezi kur është pyetur për të ardhmen e tij”, ka thënë holandezi, transmeton GazetaExpress.
“Kohëve të fundit, mendoj muajin e fundit, besoj se kisha më shumë respekt për trajnerin, nga lojtarët. E kuptoj që kohëve të fundit në jemi kritikuar nga mediat por ata meritojnë respekt, ka shumë gjëra për të bërë, për ti bërë ndryshe”.
“Në pjesën e fundit të sezoni kam ndjerë që e kam humbur besimin e klubit. Ne nuk kemi biseduar për të ardhmen time dhe unë e kuptoj që ka dyshime për rezultatet. E kuptoj që duhet bërë ndryshimet për të fituar trofe, lojtarë të rinj, shumë mirë, por ju duhet të bisedoni me mua”, ka thënë ndër të tjera Koeman.
Kur është pyetur për Lionel Messi, Koeman shpreson që argjentinasi të vazhdojë sa më gjatë me klubit.
“Shpresoj që Leo të vazhdojë edhe për shumë vite. Ai edhe njëherë tregoi që është unik. 30 gola dhe loja që bën për skuadrën e tij. Për mua, si individ dhe profesionist, e merr notën 10. Edhe nëse nuk do të jetë këtu, ne duhet të stërvitim lojtarë të tjerë që të jenë efektiv sepse skuadrës do t’i mungojë një lojtarë që i shënon 30 gola. Me Messi Barça do të këtë një të ardhme më të mirë sesa pa të”.