Ndër lojtarët më të përfolur në tregun e transferimeve, te Interi, janë Achraf Hakimi dhe Lautaro Martinez. Agjenti i dy zikaltërve, Alejandro Camano, foli me mikrofonat e Telelombardia për të analizuar situatën. “Nuk është e lehtë të dalësh nga një situatë e komplikuar për shkak të pandemisë dhe prandaj besoj se sot nuk është e mundur të thuash kush do të largohet nga Interi për të rregulluar situatën – thotë Camano -. Achraf është shumë i ri, transferimi te Interi ishte një vendim i zgjuar.

Kur të fillojë tregu i transferimeve, nisin edhe ofertat për lojtarët: nëse Interi është në telashe, ne do të kuptojmë se çfarë të bëjmë. Tregu i transferimeve do të flasë. Marrëdhënia me klubin është e mirë. Për Lautaro, nëse marrëveshja nuk u arrit së pari për rinovimin është për shkak të agjentëve që ai kishte më parë.

Ausilio është një profesionist i rëndësishëm, ai mbron interesat e klubit. Tani trajneri i ri do të arrijë dhe ne duhet të kuptojmë aspektin sportiv. Pastaj do të flasim për të gjithë lojtarët që janë të rëndësishëm. Hakimi ka ende një kontratë katër-vjeçare, Lautaro dy “.

“Çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk e di, të gjithë lojtarët kanë një çmim. Nëse e gjithë Evropa ka parë futbollin e Interit, unë besoj se të gjithë lojtarët do të merren parasysh”.