Në mëngjesin e 23 majit pra nesër, Saturni do të kthehet në retrograd. çfarë tregon kjo? Saturni është akoma i fortë, por tani dëshiron të bëjë një pushim. Kjo do të thotë rifitim i energjive. Një fenomen që do të ndikojë shumë afër mbi të gjitha shenjat, sidomos mbi Ujorin, Bricjapin, Demin, Luanin dhe Akrepin, që do të shohin situata të caktuara të ngadalësohen. Kjo nuk është diçka e keqe, sepse vera ka nevojë për qetësi.
Dashit dhe Binjakëve do t`u ngadalësojë ëndrrat, ambiciet, si dhe dëshirën për të realizuar ose bërë gjithçka menjëherë. Gaforrja dhe Peshqit do ta marrin më lehtë këtë situatë.
Ata që, nga ana tjetër, nuk do të shpërqendrohen shumë do të jenë Peshorja, për të cilët Saturni kërkon përqendrim më të madh dhe më shumë përkushtim aktual. Virgjëresha lë mënjanë disa gjëra praktike dhe heq dorë nga rendi strikt, Shigjetari do jetë shumë më pak i qartë me fjalimet dhe sjelljet, më pak i kuptueshëm.
*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al