Jeta private e moderatores shumë të pëlqyer nga publiku, Nevina Shtylla ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që kur u zbulua lidhja e saj me një djalë simpatik, Arbër Myftari, me profesion jurist.

Nevina është treguar shumë e rezervuar duke e mbajtur partnerin jashtë rrjeteve sociale apo mediave. Mirëpo, teksa akoma vazhdojnë ta pyesin nëse është single, moderatorja ka publikuar një foto pranë tij si për t’ua mbyllur gojën.

Në foton në fjalë Nevina shihet e mbështetur në kraharorin e tij dhe është kujdesur të mos ia zbulojë shumë fytyrën. Dyshja kanë qenë në plazh së bashku dhe siç duket janë më mirë se kurrë.