PSG luan nesër një ndeshje të madhe ndaj Manchester Cityt në transfertë, teksa kampionëve të Francës i duhet të përmbysin humbjen e pësuar në Paris me shifrat 1-2.

Para kësaj sfide ka folur një nga yjet e Parisit, Neymar. Braziliani merr peshën kryesore për atë sfidë dhe bën bujë kur shprehet se do luftojë për të fituar atë ndeshje, edhe nëse do i duhet të vdesë në fushë.

“Kemi një ndeshje të vështirë me Manchester City, por duhet të besojmë. Çdo tifoz i yni duhet të besojë te ne. Jam i pari që do dal në ballë, jam luftëtari i parë që do futem në këtë luftë.

\Do bëj më të mirën time dhe do i përkushtohem në maksimum për të fituar, edhe nëse do më duhet të lë jetën në fushë”, u shpreh Neymar.