Vijon vaksinimi intensiv kundër Covid-19 në vend. Ditën e sotme bëhet me dije se do të nisë vaksinimi i punonjësve të transoportit publik. Rreth 14 mijë punonjës të transportit publik do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid dhe do të jenë më të mbrojtur nga virusi.
Deri më tani më shumë se 600 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit, ata që kanë marrë dozat kanë qenë të moshuarit dhe grupet që janë më shumë të rriskuara nga pandemia. Kujtojmë që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se synimi është që të vaksinohen 1 milion qytetarët deri në fund të qershorit.