Kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani ka folur sërish lidhur me ngjarjet e fundit brenda PD-së. Ai tha sot në “Frontline” se kur Basha thotë që “në 25 prill ka pasur masakër zgjedhore”, ai thotë vetëm gjysmën e së vërtetës. Për Nishanin gjysma tjetër është mos arritja e Bashës për të bindur një pjesë të mirë të votuesve shqiptarë. Lidhur me kandidaturat e reja në PD, Nishani tha se Ibsen Elezi që u përjashtua ka më shumë kontribute se sa vetë Basha, ndërsa për zonjën Edit Harxhi se ajo do të përfaqësojë dhe figurën e gruas në parti.
Bujar Nishani: Basha thotë gjysmën e së vërtetës dhe nuk e thotë siç është, kështu nuk e tejkalojmë të vërtetën e hidhur. Gjysma tjetër është pamundësia e PD për të bindur një pjesë shumë të madhe të opullit. Ai e quan masakër atë, por e bën në mënyrë hipokrite. Se nuk e njohin rezultatin, por pranon parlamentin dhe do të hyjë në parlament. Pra i bie që nuk ka pasur. Për mua ka pasur në fakt dhe e thashë që është gjysma e së vërtetës.
Nuk është hera e parë që ndodh, por ka ndodhur dhe më parë në 2017 ka ndodhur dhe atëherë njësoj foli dhe Basha. sot në PD është një situatë dëshpërimi që ka çuar në një krizë të thellë PD. Kjo PD nuk mund t’i vihet përballë Ramës. Po shkon drejt asfiksimit. Grupi “Për PD” është për ringritjen e partisë. Ai vendosi në mënyrë unitare të gjitha kriteret e një gare për të përcaktuar edhe një herë mandatin e tij. basha ka ardhur direkt në mesin e tepsisë së bakllavasë është bërë deputet.
Ibsen Elezi është me kontrbute më të mëdha se sa vetë z.Basha. Ne mendojmë që Harxhi e cila ka mbështetjen dhe të Elezit, do të përfaqësojnë dhe imazhin e gruas, e zonjës. Përtej së qënit një kontributore që në 1990. Basha nuk ka asnjë arritje, asnjë kontribut. Me kë ta krahasosh se ai nuk ka asnjë kontribut. Siç thotë Rama më të mirë se unë nuk ka, këtë po bën dhe Basha, por me kë ta krahasosh.