Një fluturim i Lufthansa për në Frankfurt nga aeroporti i Minskut u pezullua me arsyen e një kërcënimi terrorist, njoftoi shërbimi për shtyp i aeroportit.

“Adresa e postës së brendshme elektronike të aeroportit mori një mesazh nga njerëz të paidentifikuar që thanë se do të kryenin një akt terrorist në fluturimin Lufthansa LH1487, të linjës Minsk-Frankfurt”, tha ky shërbim.

”Fluturimi duhej të fillonte në orën 14:20. Hyrja në bord në këtë fluturim është pezulluar”, theksoi ai.