DASHI: Pas një gjendjeje tensioni, zgjidhja nuk do të vonojë të vijë. Ata që kanë pasur një krizë në çift apo që nuk janë të kënaqur me lidhjen aktuale, me siguri që deri në fund të majit do t’i kenë dhënë fund asaj. Bëni durim, sepse brenda verës situata do të kthehet në favorin tuaj.

DEMI: Në këtë periudhë ndiheni shumë të lodhur dhe e keni thuajse të pamundur të bëni gjërat që dëshironi. Merrni disa ditë pushim, akoma më mirë nëse do të jeni në shoqërinë e partnerit. Ata që janë beqarë prej kohësh, tani kanë rastin të veprojnë, sepse yjet do t’i ndihmojnë.

BINJAKËT: Dashuria juaj po vihet në provë të vështirë. Edhe çiftet më të konsoliduara kanë pasur një periudhë shkëputjeje. Yjet do t’i keni në anën tuaj. Ndonjëherë i stërholloni gjërat dhe nuk merreni me thelbin e çështjes. Mbani pranë vetes vetëm njerëzit që ju kuptojnë.

GAFORRJA: Ju pret një javë shumë pozitive për sa i përket çështjeve të zemrës. Të lindurit në qershor tani kanë rastin ta zyrtarizojnë lidhjen. Kjo është një periudhë ndryshimesh si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Bëjini të qarta pozitat tuaja në punë, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen e një kontrate.

LUANI: Këtë javë Hëna do të jetë kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Edhe Diellin do ta keni aleat, por tek-tuk do të hasni probleme ekonomike që do t’ju bëhen pengesë dhe në aspektin sentimental. Jini më të kujdesshëm në çështjet e parave dhe më të guximshëm në dashuri.

VIRGJËRESHA: Këtë javë duhet të reflektoni mirë në lidhje me gjërat që do të bëni. Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm, duke ju sjellë energji pozitive dhe qetësi. Keni projekte të mëdha në mendje, por rrethoheni nga njerëz që nuk i mbështesin idetë tuaja dhe prandaj deri diku i keni duart e lidhura. Fundjava do të jetë e mbarë.

PESHORJA: Ndjeni nevojën e fortë që të sqaroni çështjet e mbetura pezull dhe tashmë e kuptoni dhe vetë që nuk është më kaq e lehtë të heshtni. Gjatë këtyre ditëve do të bëni polemika me partnerin. Jeni të paqartë në lidhje me disa situata dhe mbase personi që keni në krah është gjithaq i acaruar dhe prandaj nuk arrini të merreni vesh.

AKREPI: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë. Duhet të përballoni një problem fizik dhe do të jetë më mirë për ju të qëndroni larg njerëzve të ndërlikuar. Shmangeni stresin e kotë dhe gjeni sërish qetësinë e humbur. Venusi po fillon të futet në shenjën tuaj, prandaj sqarojini mirë gjërat me partnerin.

SHIGJETARI: Kjo do të jetë një javë interesante, me zhvillime të reja në sferën e dashurisë. Në aspektin profesional do të keni shumë dyshime. Jeni të pasigurt nëse duhet ta pranoni apo jo një projekt në këtë fillim sezoni pushimesh. Kur ka shumë konfuzion, është më e thjeshtë të qëndroni larg situatave të sikletshme dhe të merreni me diçka tjetër.

BRICJAPI: Pritet që kjo të jetë një javë e trazuar në çështjet e zemrës. Ata që po përjetojnë dy histori dashurie, do ta gjejnë veten në mes të një konflikti. Gjatë 15 ditëve në vazhdim do ta analizoni me imtësi situatën tuaj. Ata që kanë pasur ndarje në çift, tani nuk duan të mendojnë për një lidhje tjetër, por do t’i përkushtohen punës.

UJORI: Të gjitha zgjedhjet që keni bërë gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë të lehta. Po përjetoni një situatë konflikti, por nuk ju mungon vullneti dhe dëshira për t’iu përkushtuar miqve dhe të dashurit të zemrës. Në aspektin profesional keni dyshime të mëdha, por megjithatë pritet që të ndodhin ndryshime pozitive.

PESHQIT: Përpiquni që t’i ndani çështjet familjare nga ato të punës, në mënyrë që të shmangni situatat e pakëndshme. Gjatë kësaj jave do të keni kohë për t’i menduar gjërat mirë. Puna do t’ju ecë mirë, edhe në dashuri do të keni rastin të rifitoni kohën e humbur. Yjet ju këshillojnë që t’i përkushtoheni më shumë partnerit.