Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Jona Spahiu, i ka qëndruar gjithmonë besnike natyrales. Jo vetëm që s’ka kryer asnjë ndërhyrje në pamjen e saj, por ajo zgjedh gjithashtu të mbajë ngjyrën natyrale të flokëve. Mirëpo, me nisjen e moderimit të “Kosherja Show”, duket se ajo është ‘tunduar’ paksa për të ndryshuar pamjen e saj, duke gjetur zgjidhjen më të lehtë e të shpejtë, paruket! Në prapaskenën e emisionit, Jona ka filmuar veten me një paruke bionde dhe megjithëse s’na është mësuar syri ta shohim kështu, duhet të pranojmë që i shkojnë shumë!
S’e dimë nëse moderatorja ka ndërmend ndonjë ndryshim në pamje së fundmi, por pas kësaj videoje, do t’i sugjeronim gjithmonë bionden. Rikujtojmë se as një mungese të gjatë në ekran, Jona Spahiut ju besua drejtimi i spektalit më të ri të humorit “Kosherja”. Përkrah Bes Kallakut ajo ja ka dalë mbanë ta drejtojë më së miri këtë format, që edhe për të ishte një eksperiencë krejtësisht e re.
Ndërkohë kujtojmë se para nisjes së spektaklit, Jona tregoi se ajo mori ofertën për moderim nga Altin Basha dhe se kjo gjë i erdhi papritur.
“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”, u shpreh Jona para nisjes së “Kosheres” gjatë një interviste.