Me energji 240-vat mund të karikohet një laptop gaming Alienware m17 përmes një USB-C. Së shpejti kompjuterët portativë nuk do të kenë nevojë për një bllok ushqyes pas tu marrë pas vete. Forumi i Implementimit të USB (USB-IF) tha se do të dyfishojë sasinë e energjisë që mund të dërgohet përmes një kablli USB-C deri në 240-vat.
E thënë thjeshtë mund të lidhni me të njëjtin kabëll USB-C laptopin, tabletin dhe telefonin por edhe laptopët më të uritur për energji si ato ndërtuar posaçërisht për gaming.
Më përpara maksimumi i energjisë që mund të transmetohej përmes një kablli USB-C ishte 100-vat. Për shembull një laptop Dell XPS 15 ka nevojë 130W edhe pse mund të karikohet me një kabëll 100W por jo me shpejtësinë e karikuesit origjinal.
Por me energji 240-vat mund të karikohet një laptop gaming Alienware m17 përmes një USB-C. Ende do të ketë laptopë që kërkojnë më shumë energji siç janë disa laptopë pune prej 330W. Desktopët gaming konsumojnë shumë më tepër prej 650-vat.