Vendi ynë ditën e enjte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 28°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 20°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 23°C.