Ka vende në këtë botë që janë kaq surreale dhe të bukura saqë kur shikon për herë të parë fotot e tyre natyrisht supozon se ato duhet të jenë nga një set filmik.
Por ndërsa qyteti i vogël Giethoorn në Hollandën veriore mund të duket sikur është ndërtuar për një film të bazuar në përrallë për fëmijë, kjo lagje e magjepsur që është ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të ngushta dhe është plotësisht e vërtetë.
Me një popullsi prej vetëm 2,600 banorë , Giethoorn është lloji i fshatit piktoresk, i qetë që shumica e njerëzve mund ta ëndërrojnë.