Politikania Rudina Hajdari kandidoi për deputete në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, ku mori një rezultat zhgënjyes.
Pas humbjes së zgjedhjeve, Rudina Hajdari është larguar nga Shqipëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudina tregon se ndodhet në SHBA.
Kujtojmë që pak ditë më parë drejt SHBA udhëtoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndau foto teksa ishte takuar edhe me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.