Real Madridi është klubi më markën më të vlefshme të futbollit në botë, para Barcelonës dhe Manchester Unitedit, sipas një studimi të ri. Ky është viti i tretë radhazi që Real Madridi e kryeson listën e klubeve më markën më të vlefshme të futbollit në botë.
Vlera e markës së Real Madridit është 1 miliard e 276 milionë euro. Klubi i Barcelonës kap vlerën 1 miliard e 266 milionë euro. Në top pesëshe me vlerën mbi 1 miliard euro janë edhe klubet si Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich.
Ndërsa pjesa e dytë e top dhjetëshes përbëhet nga Liverpooli, PSG-ja, Chelsea, Tottenhami dhe Arsenali. Në top dhjetëshe nuk është asnjë klub italian dhe ajo mbizotërohet nga klubet angleze.
Studimi u bë nga Brand Finance me titullin “Football 50 2021”. Ndër arsyet kryesore pse Real Madridi është markë kaq e vlefshme, sipas studimit, është fakti se klubi spanjoll ka qenë tejet i suksesshëm në Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit.