Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është shprehur se ka provuar të pajtojë Dua Lipën dhe Rita Orën. Ajo ka thënë se nuk e di se çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre apo se cila është drama që ekziston.

31-vjeçarja ka pohuar se është përpjekur të jetë gjithmonë “ajo që nxit paqen” dhe t’i bashkojë vajzat, por tentativat e saj kanë dështuar, raporton “The Sun”.

Ajo shtoi se do të dëshironte vërtetë të realizonte një bashkëpunim me dy artistet shqiptare, por nuk beson se kjo do të ndodhë ndonjëherë.

“Dua dhe Rita kurrë nuk kanë folur publikisht për arsyen e prishjes së marrëdhënies së tyre, e cila besohet të ketë nisur nga krahasimi i të dyjave në industrinë muzikore.

Është e çuditshme, sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe ndonjëherë mund të bëhemi vërtet konkurrente të njëra-tjetrës. Nuk po flas për veten, Duan, Ritën, por po flas për femrat në përgjithësi.

“Une kam provuar vërtet. Nuk e di se çfarë ndodh realisht atje ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku. Për mua, me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku, por nuk jam e sigurt që kjo do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë.”, u shpreh Bebe Rexha.

Këngëtarja tha se i njeh të dyja individualisht dhe se janë të mrekullueshme “Është për të ardhur keq, sepse ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua ka treguar se sa shumë e admironte Ritën dhe se sa shumë dëshironte që në të ardhmen të bëhej si ajo.

Por tani gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. “Rita mundohet të mos përballet me Duan, sepse e urren dramën” ka treguar këngëtarja me origjinë Shqiptare.