Princi prej disa javësh është deklaruar vetëm për Aristelën në emision, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë. Madje disa ditë më parë, gjatë transmetimit të takimit të saj me Princin, Aristela u shpreh e lumtur që nuk e ka bërë këtë deklaratë. E gjithë kjo erdhi për shkak të afrimitetit, por edhe kunjave, që Princi ka hedhur herë pas here me konkurrentin tjetër, Blerimin.

Për të sqaruar këtë raport mes dy miqve, Blerimi dhe Princi, u ulën sot përballë njëri-tjetrit për t’u ballafaquar. Ndërkohë që të gjithë prisnin një sqarim, Blerimi bëri një deklaratë të papritur. Edhe pse ai ka pasur përplasje shumë shpesh me Aristelën, Blerimi i tha Princit se nuk do të tërhiqet prej saj, sepse ka pëlqim për të. Blerimi u shpreh se do të tërhiqet nga Aristela vetëm në momentin që ajo do të deklarohet për Princin në emision.

“Nëse më kërkon mua që të tërhiqem nga Aristela, sepse ti e dashuron shumë Aristelën, unë nuk të ndihmoj dot këtu. Edhe mua më pëlqen Aristela si femër, pavarësisht se jam zhgënjyer prej asaj fjale, por nuk të ndihmoj dot këtu. Por nëse ajo thotë, Blerim do deklarohem për Princin apo dua atë dhe jo ty, unë do e respektoj. Por të lutem mos ma merr për keq, nëse nuk tërhiqem për këtë gjë”, u shpreh Blerimi.

Se si do të shkoj deri në fund çështja mes kësaj treshe pritet ta shohim në vijim.