Në rrjetet sociale janë shpërndarë me shpejtësi pasditen e djeshme “meme” ironizuese për vizitën e kreut të PD Lulzim Basha te Baba Mondi. Shumë shkruanin se ai kishte nagtërruar Sulltan Novruzin me Fitër Bajramin.

Edhe komentuesit duket se e kapën këtë “gafë” të Bashës dhe nisën ta ironizonin duke shkruan në profilin e tij në Facebook. Disa i shkruanin se te Baba Mondi shkohet për Festën e Hashures, e të tjerë i kujtonin se kishte ngatërruar Sulltan Novruzin me Fitër Bajramin.

Por ajo që bie në sy sot është se pjesa më e madhe e komenteve që ironizojnë vizitën e Lulzim Bashës te kreu i Bektashinjve janë zhdukur. Mesa duket ekipi që merret me imazhin e Bashës është kujdesur për “ti pastruar” ato.

“Ti Gezuar qofsh po a mbejne syte mua apo ke shku tek bektashijte se islami ka per hoxhe e Imam tjeter apo ky quhet Hoxhe Sulltan Dervish Novruzi”, thuhet në një koment të mbetur ne postim, ndërsa pjesa tjetër e urojnë “Gëzuar” kreun e PD.