Së fundmi, Tayna ka sjellë këngë në bashkëpunim ke artistë të tjera dhe menjëherë janë kthyer në hit.
Publiku u entuziazmua nga bashkimi i këngëtares me Flori Mumajesin, në këngën “Magdalena” apo “WTF”, që erdhi si bashkëpunim i Taynës me reperen e huaj, Ivorian Doll.
Por, duket se artistja nuk ndalet dhe është gati për verën, stinën kur këngëtarët angazhohen më shumë me këngë të reja e ritmike.
Menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, përmes një postimi në “Instagram” ka zbuluar dhe Tayna dhe Azet po përgatiten për këtë këngë, por nuk ka njoftuar për një datë publikimi.