Andi Bejtja ka komentuar vendimin e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të paditur për shpifje në gjykatën e Francës, Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Sipas Bejtjes, Berisha ka guxuar sërish duke hapur një proces të pabarabartë, por duke respektuar nderin e të gjithë shqiptarëve. ‘Ishte një vendim që nuk e prisja, por është vendimi më i drejtë, pasi Berisha si një qytetar, dhe si një njeri që ka qenë në pushtet, por ka tetë vite në opozitë, së pari respektoi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, si qytetarët e djathtë e të majtë, ata që nuk e duan, pra të gjithë shqiptarët.
Respektoi dhe PD, që nuk e përzieu fare me këtë proces.
Respektoi qytetarët shqiptarë, pasi kemi një individ, i cili për shkak të dinjitetit hedh në gjyq një zyrtar të Ministrisë së Jashtme amerikane, ku gjyqi është prapë i pabarabartë, ku Berisha guxoi në këtë pikë, duke respektuar nderin e shqiptarëve të të gjitha ngjyrave, të të gjitha racave dhe të gjitha llojeve. Kjo është për t’u përshëndetur, pasi ne nuk mund të presim më mirë se kaq.
Çdo vendim do dalë si rrjedhojë e një procesi gjyqësor. Zoti Berisha këtë po kërkon, duke e filluar rrugën e vet në mbrojtje të dinjitetit. Kjo ishte gjëja më dobiprurëse për Shqipërinë dhe opozitën’, tha Bejtja.