Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shpërndajë 1.3 miliardë vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Ky njoftim është bërë nga Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen, e cila tha se do të jenë disa lloje vaksinash që do të shpërndahen.
Mësohet se një miliard do të jenë nga BioNtech/Pfizer, 200 milionë nga Johnson & Johnson dhe 100 milionë nga Moderna.
“Së bashku me partnerët tanë afrikanë, ne do të zhvillojmë qendra rajonale në të gjithë kontinentin, në mënyrë që të gjitha vendet të mund të përfitojnë“, deklaroi von der Leyen.
Edhe më herët BE ka premtuar se do të ndihmojë vendet e varfra në Afrikë, por ndihma me vaksina do të ketë dhe për Ballkanin Perëndimor.