Mjekët turq konfirmojnë efikasitetin e lartë të vaksinës kineze të firmës Sinovac, e cila sipas tyre parandalon 100% vdekjet dhe shtrimin në spitale.
Ditët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara në spitalet COVID të Stambollit, me qindra njerëz që prisnin në radhë për t’u vaksinuar.
Në spitalin e urgjencës “FerihaOz”, i ndërtuar vitin e kaluar dhe me një kapacitet prej 1008 shtretërish, thonë se kurrë nuk kanë parë një turmë kaq të madhe njerëzish që duan të vaksinohen.
Turqia e filloi fushatën e saj me vaksinën kineze Sinovac më 14 Janar, me përparësi për punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.
Deri në fillim të Prillit, vendi përdori ekskluzivisht vaksinat e kompanisë Sinovac,CoronaVac. Më vonë filloi administrimi i vaksinës së Pfizer-BioNTech dhe asaj ruse Sputnik V. Deri më tani në shkallë kombëtare janë administruar 25 milionë vaksina.
Mjekët turq bien dakord për efikasitetin e CoronaVac dhe kjo mbështetet tek të dhënat e mbledhura në terren.
Rreth 4 000 punonjës të kujdesit shëndetësor morën dozën e dytë të vaksinës në Shkurt. Që nga ajo kohë janë raportuar mes tyre vetëm 60 raste të COVID-19, pa shtrime në spital dhe vdekje.
Mbrojtja nga vaksina u bë më e dukshme gjatë pikut të tretë të pandemisë që filloi në Mars.
Numri i infeksioneve ditore tejkaloi nivelin 60 mijë në të gjithë vendin dhe qeverisë iu desh të deklarojë një izolim kombëtare deri në 17 Maj.
Universiteti “Hacettepe” me qendër në Ankara njoftoi më parëse CoronaVac ka një normë efikasiteti prej 83,5% bazuar në studimet e fazës së tretë.