Në seancën plenare të Parlamentit grek, palët votuan për një projektligj që lejon kultivimin dhe shitjen e kanabisit farmaceutik.
Ky projektligj i Ministrisë së Zhvillimit për kanabisin mjekësor u miratua me 158 vota pro.

Ndërsa 33 deputetë votuan kundër.

SYRIZA dhe Lëvizja për Ndryshim (KINAL), e cila fillimisht tha se do të mbështeste projekt-ligjin, abstenuan.