Edith Harxhi, një ndër kandidatët e kualifikuar në garën për kryetarin e Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj skualifikimit të 5 garuesve nga kryesia.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Harxhi e konsideron këtë një akt të rëndë për partinë e djathtë, për të cilën sipas saj kryetari aktual aktual ka premtuar disa herë sistem përballje.
Ajo ka veçuar, shkualifikimin e i Ibsen Elezit të cilin e konsideroi të pajustifikueshëm dhe të rëndë.
Harxhi shtoi se Elezi është një ndër zërat opozitar më të paepur dhe se pre vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm.
“Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual.”, shkruan kandidatja në fund.