Bricjapi Bricjapi është një prej shenjave më të paafta për të shprehur ndjenjat sepse tenton të krijojë një mur shumë të lartë për të fshehur sekretet e tij nga të tjerët. E bën për t’u mbrojtur dhe për të qëndruar në botën e tij të brendshme aq të pasur e të thellë. Kurse për sa i përket karrierës, përpiqet gjithmonë të jetë më i miri. Dëshiron të jetë lideri i të gjithëve dhe në të vërtetë është në pjesën më të madhe të rasteve. Kjo shenjë zodiakale është aq e ftohtë dhe aq racionale së është vështirë të bëjë zgjedhje të nxituara ose gabuara.
Virgjëresha Virgjëresha është një shenjë shumë inteligjente dhe ka gjithmonë ide interesante për të gjithë. Është maniak i kontrollit dhe perfeksionimit. Nuk është e thjeshtë të të kuptosh botën e saj emocionale, nuk i pëlqejnë shfaqjet publike të dashurisë dhe nuk i pëlqen të tregojë as të sajat. Është një shenjë shumë e ndjeshme, nuk do të lëndohet dhe për këtë arsye tenton të mbrohet nga të gjithë.
Të lindurit në këtë shenjë janë të ftohtë, të paaftë t’i shprehin ndjenjat e tyre. Sipas ttyre, bota duhet të rrotullohet në një mënyrë strikte, si një orë zvicerane dhe emocionet nuk përshtaten me botën e tyre aq të organizuar.
Ujori Dhe në fund, tek ata që janë të paaftë të shprehin ndjenjat e tyre gjejmë Ujorin. Kjo shenjë zodiakale di të mbrohet nga të gjithë. Kjo shenjë zodiakale di të jetë indiferente ndaj të gjithëve. Mendja udhëheq jetën e tij dhe nuk u jep shumë rëndësi emocioneve. Ujori ka një vështirësi të madhe në krijimin e marrëdhënieve, por dëshiron të jetojë në një botë qytetare dhe të ekuilibruar, pra në një botë të drejtë për të gjithë.
/revistaliving