Kohë më parë, Princ Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle, njoftuan largimin nga familja mbretërore, duke hequr dorë nga statusi i tyre.
Ata dëshiruan të jenë të pavarur financiarisht, ndaj dhe u shpërngulën për të jetuar në SHBA.
Pas vendimit të tyre, mbretëresha dhA një reagim publik nëpërmjet një deklarate për shtyrp.
Në faqen zyrtare të mbretërisë në Instagram shkruhej:
“Pas muajsh të tërë bisedime dhe pas diskutimeve të kohëve të fundit, jam e lumtur t’ju njoftoj se kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe suportive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.
Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të familjes sime.
Jam e vetëdijshme për sfidat që kanë përjetuar këto dy vitet e fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.
Dua t’i falenderoj për punën e palodhur rreth e përqark vendit, Komonuelthit dhe përtej tij dhe jam veçanërisht krenare për Meghan, që u bë me shpejtësi një nga ne.
Familja shpreson që marrëveshja e sotme t’i lejojë të ndërtojnë në jetë të paqtë dhe të lumtur.”
Së fundmi, në podcastin “Armchair Expert”, Harry ka zbuluar se kishte menduar të largohej nga Familja Mbretërore që në të 20-at e tij.
Ai tha se kishte frikë se mos përvoja e nënës së tij, Princeshës Diana, do të përsëritej. Duka ka thënë më parë se ndihej i bllokuar në familje por nuk do të ishte larguar pa Meghan. Por tani, ka zbuluar se e kishte menduar ta bënte atë shumë kohë para se të takoheshin.
“Në fillim të të 20-ave, thoja nuk e dua këtë punë. Nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i bëri mamasë time.”, tha Harry.