Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, është lënë jashtë ekipit për ndeshjen e së enjtes kundër Granada-s pas një debati me trajnerin Zidane, sipas Goal. Për shkak të dëmtimit të Ferlan Mendy, braziliani dukej se do të ishte në formacionin titullar për ndeshjen delikate që do të zhvillohet në Nuevo Estadio de Los Carmenes.
Megjithatë, emri i 33-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm në listën e të grumbulluarve të Los Blancos të publikuar këtë të mërkurë. Gjithmonë sipas Goal, Marcelo nuk është i vetmi veteran i skuadrës që është i pakënaqur me metodat e trajnerit.
Vendin e Marcelo-s në ekip e ka marrë produkti i akademisë Miguel Gutierrez. 19-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje me Los Blancos në këtë sezon dhe në të tre rastet është aktivizuar nga stoli.