epa08987628 US President Joe Biden makes a foreign policy speech at the State Department in Washington, DC, USA, 04 February 2021. Biden announced that he is ending US support for the Saudi’s offensive operations in Yemen. EPA/JIM LO SCALZO

Presidenti amerikan, Joe Biden urdhëroi komunitetin e shërbimeve sekrete amerikane të shtojë hetimet mbi origjinën e COVID-19 pasi prova të reja befasuese treguan se virusi mund të kishte shpëtuar aksidentalisht nga një laborator në Kinë. Në një deklaratë, Biden tha se ”zyrtarët e shërbimeve sekrete i paraqitën atij një raport në fillim të këtij muaji që përcaktonte që COVID-19 doli nga kontakt njerëzor me një kafshë të infektuar ose nga një aksident laboratorik”. ”Agjencitë amerikane kanë besim të moderuar në të dy skenarët dhe nuk janë në gjendje të vlerësojnë se cili prej tyre ka më shumë të ngjarë se tjetri”, tha Biden.

”Vlerësimi pa përfundime kërkon hetime të mëtejshme”, tha Biden.

“Unë tani i kam kërkuar komunitetit të shërbimeve sekrete që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na afrojnë në një përfundim përfundimtar dhe ta raportojnë tek unë brenda 90 ditëve”, theksoi Biden.

COVID-19, që ka vr ar ë më shumë se 3,4 milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë gati 600 000 amerikanë, u shfaq për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, por burimi i saktë mbetet i panjohur.