Paris Saint-Germain është në tension për fundin e sezonit sepse titulli në Ligue 1 mund të ikë nga duart e kampionëve të fuqi në favor të Lille, që ka një avantazh prej 3 pikësh ndaj parisienëve dy javë para fundit.

Situata është e tensionuar edhe për shkak të rinovimeve, me Leonardo-n që ka arritur të zgjësë kontratën e Neymar, por akoma jo atë të Mbappe.

Ylli francez është objektivi numër një i Real Madrid, por kostoja e lartë e operacionit dhe largimi i mundshëm i Zidane mund ta bëjnë akoma më të vështirë transferimin e Kylian në Madrid.

Kështu, sipas Don Balon, madrilenët duket se kanë kthyer sytë nga Jadon Sancho. Ylli i Borussia Dortmund është kthyer në nivelet e tij në 2021-shin dhe po shkëlqen në krah të Haaland.

Ëndrra e Real është ta marrë dyshen në Madrid, edhe pse për anglezin do të duhen rreth 100 milionë euro.