Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se me reformën në sistemin penitenciar në këtë 4 vjeçar kemi rritur pagat e punonjësve të policisë së burgjeve me 19.3%.

Ajo tha se arritëm barazinë e pagave të punonjësve të policisë së burgjeve me Policinë e Shtetit.

“Arritëm që të sanksiononim në ligj dhe në fakt, rritjen për shtesat në gradë, rritjen për vështirësi shërbimi dhe njohjen e vjetërsisë. Sot, punonjësve të policisë së burgjeve ju njihen edhe përfitime të tjera financiare në rastet kur shërbejnë larg vendbanimit të tyre. Rritjet e pagave do të vijojnë edhe përgjatë 2021 dhe 2022, duke mbajtur premtimin e dhënë”, tha Gjonaj.